×
  • Lajme
  • Lajme

    Mirena: Reagimet e pushtetarëve pa asnjë sens logjik, askush se përmend faktin se vrasja ka ndodhë nën urdhërin për mbrojtje

    Reporteri
    30 Nëntor 2022 | 22:24

    Gazetari Ilir Mirena ka thënë se reagimet e pushtetarëve për rastin e vrasjes së shtatzënës 35-vjeçare, janë pa asnjë send logjik.

    Mirena ka thënë se asnjë prej tyre s’po e përmendin se shtatzëna ka qenë nën urdhër për mbrojtje, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Gruaja shtatzene e vrare sonte ne Prishtine paska qene nen urdher per mbrojtje. Askush nga eksponentet e pushtetit te VV’se, qe qeverisin dhe kontrollojne Kosoven qe 2 vite ne secilin institucion nuk e permendin kete fakt te deshtimit te policise dhe shtetit.
    Te gjithe, prej kryeministrit e posht, kane shperthyer ne reagime patetike, bajate, e pa asnje sens logjik, por duke u kujdesur ta anashkalojne pergjegjesine e tyre per deshtimin ne mbrojtjen e jetes se gruas se vrare sonte”, ka shkruar Mirena.

    Nazlie Bala nga Ministria e Drejtësisë e ka konfirmuar se viktima e kishte raportuar bashkëshortin në Polici për dhunë në familje, në muajin korrik të këtij viti. Sipas saj, ajo ka qenë para procesit të divorcit.

    Balaj ka thënë se edhe në këtë rast, organet e drejtësisë kanë dështuar ta mbrojnë viktimën dhe se s’ka pasur as urdhër mbrojtës.

    “Rasti në fjalë është raportuar në Korrik të vitit 2022 dhe sot e ndjera është dashur ta ketë mbrojtjen e institucioneve, por për fat të keq sot edhe sot e kemi edhe një rast me fatalitet, si neglizhencë apo mosveprim institucional. Sipas të dhënave që i kemi si MD, kjo ka qenë para procesit të ndarjes si pasojë e dhunës në familje…Kur flas për moskryerje të përgjegjësive, gjithmonë e kam fjalën nëse rasti është raportu në Polici dhe nga Policia është përcjellë te Prokuroria, atëherë përgjegjësia duhet të kërkohet në sistemin prokurorial apo sistemin gjyqësor. Sipas informacioneve, rasti s’ka pas as urdhër mbrojtës të lëshuar”, ka deklaruar Bala në ATV.

    Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

    Sipas Ahmetit, viktima është 35-vjeçare.

    “Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!