×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti sot i fthotë, nesër e pasnesër shi e borë

    Reporteri
    28 Janar 2021 | 8:03

    Moti sot në mëngjes do të jetë i ftohtë, por gjatë ditës do të ketë pak diell.


    Ndërsa nesër priten reshje shiu në mbrëmje, dhe më vonë dhe borë, shkruan Reporteri.net.

    28.01 – Në mëngjes shumë ftohtë, ditën kryesisht me diell, por edhe me vransira kalimtare.

    29.01 – Më butë me mot të ndryshueshëm. Herët në mëngjes mundësi për reshje të dobëta bore. Ditën vransirat do të shtohen, e në mbrëmje priten reshje shiu, që më vonë mund të shndërrohen apo përzien edhe me borë. Vende-vende reshjet mund të jenë më intensive

    30.01 – Në mëngjes vazhdojnë reshjet e borës dhe shiut. Ditën butë, me intervale me diell.

    31.01 – Butë, me vransira të ndryshueshme e kohëpaskohe priten edhe reshje lokale shiu, që vende-vende mund të jenë pak më intensive.

    1.02 – Kryesisht me vransira, e paradite me reshje shiu. Ditën edhe me intervale me diell, e reshjet pushojnë.Temperaturat minimale pas rënies ditën e nesërme, në ditët e ardhshme shënojnë rritje deri në 2C në fundjavë, e maksimalet gradualisht në rritje deri në 10C ditën e diel.

    Do të fryj erë mesatare drejtimesh të ndryshme, por kryesisht nga krahu jugor 3 -8m/s.Shtypja atmosferike edhe nesër me tendencë të rritjes, më pas deri në fundjavë zbret thellë nën vlera normale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!