×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Kemi arritur mjaft pajtueshmëri me VV-në, pranojmë që kryeministrin ta ketë partia e parë

    Reporteri
    08 Nëntor 2019 | 15:10

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë.


    Në këtë mbledhje, ndër të tjera u diskutua edhe mbi ecurinë e bisedave me Lëvizjen Vetëvendosje, me të cilën dje janë përmbyllur ciklet e takimeve të përbashkëta për një koalicion të mundshëm.

    Në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë, kreu i LDK-së, Isa Mustafa tha se kanë arritur pajtueshmëri në nivel të kënaqshëm me Vetëvendosjen për mënyrën se si do të funksionojë qeveria e re, shkruan Reporteri.net.

    Mustafa ka folur edhe për deklaratat e Lutfi Hazirit se emri i kryeministri kalon nëpër zyret e LDK-së, duke thënë se iu përmbahen atyre që kanë deklaruar më parë dhe se për kryeministër do ta pranojnë kandidatin e partisë që del e para.

    “Ne do ta pranojmë kryeministrin e partisë që del e para dhe ne do t’i përmbahemi këtij parimi. Nuk kemi fol sot veçanërisht për këto, do të flasim në takim me Albin Kurtin, do të merremi vesh dhe do ta bëjmë publike para jush”. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!