×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Po sakrifikojmë për vendin, qeveria e re nuk do të jetë qeveri e kauzave populiste që krijon e shpall armiq

    Reporteri
    30 Maj 2020 | 13:34

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se janë duke e pritur aktgjykimin e kompletuar të Gjykatës Kushtetuese, për të thirrur seancën për zgjedhjen e qeverisë së re.


    Përmes një statusi në Facebook, ai ka shkruar se janë të interesuar ta respektojnë Gjykatën Kushtetuese dhe procedurat demokratike.

    Mustafa ka thënë se Kushtetuesja nuk ja mbajti anën presidentit e as ndonjë partie politike, por Kushtetutës së vendit.

    “Besoj fuqishëm se Gjykata Kushtetuese ia mbajti anën Kushtetutës, jo Presidentit dhe jo interesit të asnjë subjekti politik. Por interesit të popullit, të mbështetur në aktin më të lartë juridik. Në ballafaqimin me sfidat që na presin, të gjithë ne do të fitojmë nëse i tejkalojmë mosdurimet dhe dallimet, gjithnjë duke e kultivuar dhe respektuar relacionin pozitë-opozitë. Duke respektuar ndarjen e pushtetit dhe institucionet e pavarura. Duhet të arrijmë përfundimin e marrëveshjes me Serbinë për njohje reciproke, me ndërmjetësim të fuqishëm të SHBA-së dhe BE-së, anëtarësimin në OKB dhe në NATO, njohjen nga vendet e BE që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, liberalizimin e vizave dhe ecjen drejt anëtarësimit në BE. Këto synime legjitime nuk duhet të jenë vetëm partiake, por të të gjithë neve, si qytetarë të Kosovës”, ka shkruar ai.

    Mustafa thotë se që nga mocioni i votëbesimit ndaj qeverisë, LDK është deklaruar e gatshme ta krijojë një shumicë parlamentare për një qeveri të re, me kusht që të shterren të gjitha procedurat kushtetuese.

    Ai thotë se “si parti e dytë, me një deputet më pak se VV, ia kemi propozuar për dekretim Presidentit të vendit kandidatin tonë, z. Hoti, të bindur se e gjithë procedura ka qenë kushtetuese dhe se zgjedhja e një qeverie të re është në interes të vendit”.

    “Jam i lumtur që Gjykata Kushtetuese me një aktgjykim të argumentuar mbi frymën dhe shkronjat e Kushtetutës tonë por edhe të zgjidhjeve komparative kushtetuese nga vendet e tjera, konfirmoi kushtetueshmërinë e dekretit të Presidentit, rrjedhimisht se veprimi i LDK-së, AAK-së, Nismës, AKR-së dhe subjekteve joshumicë parlamentare ishte në harmoni me hapësirën që ofron Kushtetuta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!