×
  • Lajme
  • Lajme

    Nderohet me mirënjohje i riu që e mori të plagosurin nga rruga dhe ia shpëtoi jetën

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 22:14

    Muaj më parë një qytetar i Mitrovicës me gjestin që kishte bërë ia shpëtoi jetën një njeriut.


    Florim Ahmeti kishte rastisur në një burrë të plagosur me gjashtë plumba në Vaganicë, të cilin pastaj e kishte marrë dhe e kishte dërguar në spital, shkruan Reporteri.net

    I plagosuri ishte në gjendje të rëndë dhe mjekët kishin thënë se ai kishte shpëtuar vetëm falë djaloshit mitrovicas i cili e kishte dërguar me kohë në spital.

    “Nëse ky person do të vonohej vetëm edhe një minutë më shumë, vështirë se do të vinte i gjallë pasi kishte humbur shumë gjak” i ka thënë mjeku Florim Ahmetit, i cili e shoqëroi të plagosurin në spitalin e Mitrovicës.

    E për këtë gjest që kishte bërë Florimi asokohe sot është shpërblyer me mirënjohje nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike.

    Këtë e ka bërë të ditur vetë djaloshi i ri, i cili shumë shpejt do ta veshë edhe uniformën e Policisë së Kosovës.

    Ky është postimi i tij:

    Nder dhe krenari ??

    Para disa muajsh ndihmova një të plagosur në rrugë i cili ishte në gjendje të rëndë dhe kishte humbur shumë gjak. Atë e dërgova deri në spital të Mitrovicës.

    Fatmirësisht, personi në fjalë arriti të shpëtojë, kjo edhe falë intervenimit të shpejtë të mjekëve të spitalit të cilët më patën thënë se jeta e tij ishte punë minuti, për shkak se kishte humbur shumë gjak.??

    E sot po ndihem jashtëzakonisht i nderuar me rastin e ndarjes së mirënjohjes për profesionalizmin e lartë të treguar dhe mbështetjen e dhënë komunitetit nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike, gjegjësisht nga Kolonel Agron Rukiqi.??

    Unë zotohem se edhe në të ardhmen do të kontribuoj në të mirë të komunitetit.??

    I juaji Florim Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!