×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Prokurorinë Themelore të Prishtinës 17 zyrtarë të infektuar me Coronavirus

    Reporteri
    05 Korrik 2020 | 14:14

    Përhapja e coronavirusit në Kosovë është bërë alarmante, duke prekur edhe numër të madh të zyrtarëve nëpër institucione, që përveç rrezikut ndaj shëndetit, po paralizon edhe funksionimin e këtyre institucioneve.


    Gazeta Online Reporteri.net, nga burime brenda Prokurorisë, ka mësuar se vetëm në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, deri tani janë prekur me coronavirus 17 zyrtarë. Prej tyre, mësohet se gjashtë nga të prekurit janë prokurorë.

    Siç, ka arritur të mësojë Reporteri.net, testet aty janë kryer para disa ditësh, dhe rezultatet kanë konstatuar se 17 zyrtarë janë të infektuar.

    Për më tepër, nga këto burime është bërë e ditur se njëri nga prokurorët e prekur me virusin në fjalë, i moshës 64 vjeç, është duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

    Reporteri ka provuar të kontaktojë që të marrë edhe prononcim zyrtar nga zëdhënsja Laureta Ulaj, por ajo nuk është përgjigjur.

    Duhet theksuar, se vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë rezultuar edhe 178 raste të reja me coronavirus. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!