×
  • Lajme
  • Lajme

    Në zyrën e veteranëve futen pako të mbyllura, nuk dihet se çka ka brenda tyre

    Reporteri
    25 Shtator 2020 | 16:03

    Në zyrat e OVL-UÇK-së, ku po vazhdon bastisja e EULEX-it, hetuesit e këtij misioni janë parë duke u futur brenda me disa pako të mbyllura.


    Ndërkohë para këtyre zyreve janë mbledhur një numër i madh i veteranëve të cilët po protestojnë kundër arrestimit të kreut të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

    Ata janë dëgjuar duke brohoritur dhe duke sharë policinë e EULEX-it derisa kanë pasur edhe përleshje me ta.

    Ndërkohë, nga OVL-UÇK kanë kofnirmuar se kreu i kësaj organizate, Hysni Gucati tashmë është transferuar për në Hagë.

    Sipas Metush Kryeziut, anëtar i kryesisë së OVL- UÇK-së, kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati, tashmë është transferuar për në Hagë.

    Këtë informatë thotë se e ka marrë nga familjarë të Gucatit. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!