×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nëse serbët tentojnë t’i vrasin fëmijët, mos i shiko vraje veten”, Buja tregon se çfarë i tha gruas para se të shkonte në luftë

    Reporteri
    11 Qershor 2021 | 21:02

    Ish-ushtari i UÇK-së, Ramë Buja ka rrëfyer ngjarje nga lufta të cilat i kujton edhe sot.


    Në emisionin “Dhoma e Rrëfimit” të Insajderit, Buja ka treguar për ditën që u nis në luftë dhe fjalët e fundit që ia tha bashkëshortes e cila nuk ishte në dijeni se ai kishte marrë këtë vendim.

    “Kur i tregova gruas se po i bashkohem UÇK-së ia lash një revole dhe një amanet, mere këtë armë dhe nëse ndodhë që vijnë serbët e tentojnë t’i vrasin fëmijët para syve tu, mos i shiko vraje veten. Por ajo më tha diçka tjetër.”, tregon ngjarjen Buja.

    Tutje ai ka rrëfyer edhe një rast tjetër ku e kishte lënduar bashkëshorten me fjalë.

    Po ashtu, ka folur edhe për vëllain e tij Shukri Bujën i cili gjatë luftës si komandant që ishte, e kishte dënuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!