×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër hapen xhamitë, BIK-u me udhëzime për besimtarët

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 14:12

    Të enjten do të rihapen objektet fetare, respektivisht xhamitë dhe kishat për kryerjen e riteve fetare, ndërsa sot Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës u ka dërguar Këshillave vendore Vendimin me udhëzimet dhe masat që duhet zbaruar me rastin e hapjes së xhamive.


    Në vendim janë dhënë këto udhëzime: të merret abdes në shtëpi, të vendosen maskat, të përdoret dezinfektues për duar, të ruhet distanca sociale mes besimtarëve, ligjërata e xhumasë të mos zgjasë më shumë se 10 minuta, etj.

    Ndryshe, nga dita e enjte do të ndryshojë edhe orari i lëvizjes për qytetarët, që do të jetë nga ora 05:00 e mëngjesit deri në ora 21:00 të mbrëmjes.

    Në këtë fazë të lehtësimit të masave, institucionet shëndetësore u kanë bërë thirrje qytetarëve që të vendosin maska e dorëza, në çdo vend që ata frekuentojnë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!