×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër protestohet kundër Tomë Gashit

    Reporteri
    18 Shkurt 2020 | 18:49

    Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR Kosovo) , do të protestojnë para zyrës së Avokatit Tomë Gashi, për të kundërshtuar sjelljen e tij abuzive që bëri ditë më parë ndaj një lypësari në shesh të Prishtinës, i cili po kërkonte lëmoshë.


    “Nesër me datë 19.02.2020 (e mërkurë) në ora 12:00 ftojmë të gjithë aktivistët dhe qytetarët e Kosovës që të mblidhen para zyrës së Avokatit Tomë Gashi ( Rr.Rexhep Luci, afër Kino ABC) për të protestuar sjelljen abuzive dhe shkeljen e të drejtës themelore për dinjitet”, thuhet në njoftimin e kësaj organizata.

    YIHR Kosovo thuhet se dënon fuqishëm sjelljen abuzive të avokatit Tomë Gashi dhe gjithmonë do të vazhdojë të kundërshtojë akte të tilla të dhunë.

    Ndërkohë, TOmë Gashi nuk ka shprehur shenja pendese, madje sot ai i quajti mashtrues lëmoshëkërkuesit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!