×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngritët kallëzim penal ndaj Riza Alshiqit, zyrtarit të MPB-së i cili shfrytëzoi parkingun e ministrisë për “Rent a car”

    Reporteri
    26 Maj 2023 | 23:12
    Policia e Kosovës. Fotografi nga arkivi.

    Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka ngritur kallëzim penal ndaj zyrtarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme Riza Alshiqi për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

    Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari duke përdorur autoritetin zyrtar, dyshohet të ketë shfrytëzuar parkingun e ministrisë për veturat e kompanisë private “Rent a car”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “I dyshuari duke përdorur autoritetin zyrtar (zyrtar i lartë për monitorimin e transportit qeveritar në MPB), dyshohet se që nga viti 2020, ka shfrytëzuar parkingun e ministrisë për veturat e kompanisë private ‘…renta car’.”, thuhet në njoftim.

    Kush është Riza Alshiqi, zyrtari i pezulluar nga MPB-ja për dallavere me biznesin e tij “Rent a car”

    Policia njofton se kanë siguruar dëshmi gjatë punës hetimore se i dyshuari në vazhdimësi ka kryer veprën penale.

    Sipas njoftimit, i dyshuari është intervistuar, dhe ndaj tij është iniciuar rasti “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Me aktvendim nga prokurori kompetent, rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

    Në muajin prill, ministri i Punëve të Brendshme njoftoi se ka pezulluar nga puna Riza Alshiqin dhe pesë zyrtarët e tjerë të përfshirë në këtë rast.

    Po ashtu, Sveçla  njoftoi se do të iniciojë auditim të jashtëzakonshëm për shfrytëzim të këtij parkingu./Reporteri.net./

    Njoftimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!