×
  • Lajme
  • Lajme

    Një grua e dehur rrah një burrë në një kafiteri në Prizren

    Reporteri
    26 Nëntor 2022 | 12:11

    Një person ka pranuar tretman mjekësor pasi derisa ka qenë në një kafiteri është sulmuar fizikisht nga një femër e cila ishte nën ndikim të alkoolit.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 18:30 në sheshin e Lidhjes, në Prizren.

    Tutje bëhet e ditur se viktima dhe e dyshuara kanë pranuar tretman mjekësor.

    “Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë në një kafiteri është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare e cila ishte nën ndikim të alkoolit. Viktima dhe e dyshuara kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!