×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim për inspektorin e ndërtimit në Prishtinë, i cili u kap me 12 mijë euro ryshfet

    Reporteri
    01 Tetor 2020 | 17:09

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit kundër inspektorit Gafurr Rexha për shkak se ka kryer veprën penale ‘Marrje e ryshfetit’.


    Reporteri.net ishte media e parë që raportoi për arrestimin e inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prishtinës, Gafurr Rexha.

    Gjykata njofton se të njëjtit është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji duke filluar prej datës 29.09.2020 deri më datën 29.10.2020.

    “Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri G.R ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet nga ana e prokurorisë së shtetit, po ashtu ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri në liri mund të fshihet, të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe mund të jetë i paarritshëm për organet e ndjekjes, si dhe do të pengonte rrjedhën e procedurës penale duke fshehur ose ndryshuar provat e veprës penale si dhe duke ndikuar në dëshmitar dhe në të dëmtuarin”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

    Pas arrestimit të Gafurr Rexhës, dolën lajme se ai ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Por, nga VV-ja mbrëmë thanë se ai nuk është pjesë i kësaj partie, por është nga PSD-ja.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!