×
  • Lajme
  • Lajme

    Një pjesë e mishit të prishur të BIK-ut, iu shpërnda banorëve të Prishtinës

    Reporteri
    21 Gusht 2019 | 20:18

    Një sasi e mishit prej 21 tonësh që mbahej në gjendje të tmerrshme në depon e Bashkësisë Islame të Kosovës, iu është shpërndarë banorëve të lagjes Kodra e Trimave në Prishtinë.


    Se katër mijë kilogramë të mishit të prishur, iu është shpërndarë banorëve të lagjes Kodra e Trimave, e ka konfirmuar sot imami i xhamisë “Pavarësia”, Nehxhmi Hoxha.

    Sipas tij, të martën, nga kjo depoja e Bashkësisë Islame të Kosovës janë dërguar katër mijë kilogramë mish në xhaminë “Pavarësia” në lagjen “Kodra e Trimave” të Prishtinës.

    Në një prononcim për Kohavision, imami Nexhmi Hoxha deklaroi se me të vërejtur që mishi është i prishur, e kanë larguar dhe e kanë kthyer atë në depon e BIK-ut.

    “Menjëherë sapo na kanë sjell mishin, e kemi parë ne që shumica e mishit ka qenë e prishur”, ka thënë Hoxha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!