×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk është më Vlora Haxhimehmedi, sekretar organizativ i VV-së zgjedhet Alim Rama

    Reporteri
    23 Tetor 2022 | 18:21

    Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur sot Kryesinë e re që do të drejtojë organizatën për katër vitet e ardhshme.

    Udhëheqësia e re e VV-së ka disa ndryshime, ku Alim Rama ish anëtar i këtij subjekti në KQZ është zgjedhur sekretar organizativ i kësaj partie, në vend të Vlora Haxhimehmedi, e cila kishte pasuar Dardan Molliqajn që mbante këtë pozitë sa ishte pjesë e Vetëvendosjes, shkruan Reporteri.net.

    Kreu i VV-së, Albin Kurti, megjithatë e ka falënderuar Vlora Haxhimehmedin, e cila tashmë është veç anëtare e Kryesisë.

    Në njoftimin e VV-së thuhet se “një falënderim të veçantë, kryetari Kurti e ndau për Sekretaren Organizative Vlora Haxhimehmedin, për të cilën tha se përmes punës së palodhshme, kursimit të kujdesshëm, dhe të ndershmërisë, ka vendosur një transparencë absolute në gjithë funksionimin e Lëvizjes tonë kaq të madhe, Lëvizjes VETËVENDOSJE!”.

    Kujtojmë se nënkryetar i parë është zgjedhur Glauk Konjufca, nënkryetare e dytë Mrika Limani Myrtaj, pozitë të cilën e mbante Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.

    /Reporteri.net./.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!