×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk u gjet asnjë kardiolog në klinikë, shkarkohet drejtori i Kardiologjisë në QKUK

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 11:10

    Është shkarkuar nga detyra drejtori i Kardiologjisë në QKUK, Imri Jashari.


    Gazeta Shneta shkruan se vendimin e ka marrë sot Komisioni Disiplinor.

    Vendimi për shkarkimin e tij ka ardhur pas raportit të Komisionit për mbarëvajtje në punë, i cili ka konstatuar se më datë 25 maj në ora 12 nuk është gjetur asnjë kardiolog në njësinë koronare në shërbim të pacientëve.

    Me procedurë disiplinore është përballur edhe drejtori i Anestezionit Dr. Nehat Baftiu. Ai është dënuar me heqje të pagës.

    Vendimi i Komisionit Disiplinor vjen për shkak të mungesës së një anesteziologie në punë në kohën kur po kryheshin disa operacione në kirurgji dhe urologji.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!