×
  • Lajme
  • Lajme

    Nushi: Edhe Kurti e hoqi maskën

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 13:49

    Sekretari organizativ i Partisë Social Demokrate, Nol Nushi, ka reaguar lidhur me statusin e fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ku ky i fundit ka përdorur gjuhë të papërshtatshme kundër presidentit Thaçi, duke e quajtur atë president helaq.


    Në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Nushi ka thënë se edhe kryeministri e hoqi maskën dhe tash nuk po kujdeset më për gjuhën.

    Sa i përket pyetjes së kryeministrit në statusin e tij ku pyet se “Në cilën anë je ti?”, Nushi thotë se nuk duhet të marrim anë kur ato anë janë të së njëjtës medalje dhe se medalja Thaçi-Albin nuk është ajo që duhet të synojmë.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Edhe kryeministri e hoqi masken. Tash nuk po kujdeset me per gjuhen. Ne statusin e fundit te tij ai po na fton qe te anojme: ose te behemi ose jemi kunder tij, ska tjeter.

    Nuk duhet te marrim ane kur ato ane jane te se njejtes medalje. Medalja Thaci-Albin nuk eshte ajo qe duhet ta synojme.

    Thone qe konkurrenca e permireson cilesine por konkurrenca mes Kurtit e Thacit e verteton te kunderten.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!