Nxehet gara për Prishtinën, Daut Haradinaj thotë se ia mori komplet një nëndegë PDK-së

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për Prishtinën Daut Haradinaj, ka njoftuar se sot ju ka bashkuar AAK-së Nëndega e parë e PDK-së në Prishtinë, që ndryshe është e njohur Nëndega e Lagjes së Spitalit me kryetar Fetah Sopin.


Gjatë këtij takimi Haradinaj tha se Prishtinës i duhet guxim dhe vendimmarrje në qeverisje.

“Vizionit tonë për Prishtinën që e duam, sot iu bashkua Nëndega 1 e PDK-së në Prishtinë, e njohur si Nëndega 1 e Lagjes së Spitalit, me kryetar z. Fetah Sopi. Në këtë takim u dakorduam se si asnjëherë më parë Prishtinës i duhet guxim dhe vendimmarrje në qeverisje.

Lagjeve të Prishtinës një nga një do t’ju zgjidhim problemet, pa dallim. Nuk ka më fjalë boshe por punë konkrete në dobi të qytetarëve.

Na priftë e mbara”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.