×
  • Lajme
  • Lajme

    Nxënësit e Kamenicës shqyejnë letrat e vendosura për mbyllje të shkollave, prindërit i duartrokasin

    Reporteri
    04 Maj 2021 | 13:47

    Inspektorati Komunal i Kamenicës bashkë me Policinë e Kosovës kanë vendosur disa letra në dy objekte shkollore me përmbajtje “Mbyllet përkohësisht”.


    Prindërit dhe nxënësit e shkollave në Busavatë dhe Karaçevë tē Poshtme kanë dalë kundër tyre dhe në shenjë proteste nxënësit u nxitën që t’i heqin ato, njofton Klan Kosova.

    Disa zyrtarë të komunës kanë thënë shkurt për Klan Kosovën se arsyeja e vendosjes së këtyre letrave është për shkak të kushteve sanitare.

    Prindërit janë ankuar se nuk mund t’i dërgojnë nxënësit në Kamenicë për shkak të largësisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!