×
  • Lajme
  • Lajme

    Nxënësit këshillohen për masat mbrojtëse ndaj koronavirusit

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 19:53

    Nxënësve në të gjitha shkollat në Kosovë, u janë dhënë këshilla për masat mbrojtëse ndaj koronavirusit.


    Ora e parë e mësimit, të mërkurën, i është kushtuar informimit rreth këtij virusi që tashmë ka prekur vendet e rajonit, transmeton KTV-ja.

    Shkollat janë pajisur edhe me produkte higjienike në mënyrë që të kenë mundësi nxënësit t’i pastrojnë duart sa më shpesh, si një nga masat mbrojtëse.

    Të mërkurën janë paraqitur edhe 6 raste të reja të dyshimta me koronavirus në Kosovë por që të gjitha kanë rezultuar negative, ka njoftuar Institutit i Shëndetit Publik.

    Kurse, deri tash janë testuar gjithsej 17 raste që gjithashtu të gjitha kanë dal të jenë negative.

    “Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2 dhe Influencë A dhe B dhe kanë rezultuar negative”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e IKSHPK-së.

    Por Maqedonia Veriore ka konfirmuar të mërkurën rastin e parë të infektimit me koronavirus. Fjala është për një grua që porsa ishte kthyer nga Italia, ka bërë të ditur ministri maqedonas i Shëndetësisë.

    “Pacientja ka dalë pozitiv në testin për koronavirus. Ajo është rasti i parë në Maqedoninë Veriore që është testuar pozitiv për këtë patogjen”, ka thënë ministri Venko Filipçe, duke shtuar se pacientja është aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore.

    Gruaja, shtetase e Maqedonisë Veriore, e cila ka kërkuar ndihmë mjekësore të mërkurën në mëngjes, kishte udhëtuar nga Italia me një furgon. Të gjitha udhëtarët e tjerë të furgonit u janë nënshtruar testeve, ka thënë Filipçe.

    Kurse tashmë në pikën kufitare me Shqipërinë, në kuadër të masave parandaluese, janë duke u realizuar kontrolle mjekësore nga mjekët e të dyja vendeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!