×
  • Lajme
  • Botë

    NYT: Putini i mbështetur për muri është më i rrezikshëm se kurrë

    Reporteri
    22 Shtator 2022 | 11:15
    Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin

    Presidenti Vladimir V. Putin i Rusisë, në një fjalim të mërkuren që ishte rikujtim se sa lehtë mund të shpërndahet lufta në Ukrainë, dyfishoi kërcënimet bërthamore, akuzoi Perëndim se po synon “të shkatërrojë” vendin e tij, dhe sugjeroi se ukrainasit janë thjesht figura shahu të “të maçinerisë ushtarake të Perëndimit kolektiv”, shkruan New York Times, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Disa orë më vonë, në adresimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, denoncoi “kërcënimet e hapura bërthamore” të Vladimir Putin kundër Evropës, duke i përshkruar si “të pamatura”.

    Perëndimi, tha Biden, do të ishte “i qartë, qëndrimtar dhe i palëkundur” në përgjigje përderisa ballafaqon “luftën brutale e të panevojshme” të Putinit në Ukrainë.

    “Kjo luftë ka të bëjë me asgjësimin e të drejtës së Ukrainës për të ekzistuar si shtet, shkurt dhe qartë”, tha Joe Biden.

    Ai vazhdoi të thotë se: “Kushdo që ju jeni, kudo që ju jetoni, çfarëdo që ju besoni, kjo gjë duhet t’ua fus frikën në palcë”.

    Shtatë muaj që nga nisja e luftës, zgjidhja e saj u paraqit si më e largatë se kurrë dhe jehona e saj më e rrezikshme.

    Mbase jo që nga kriza e raketave në Kubë para gjashtë dekadave, liderët amerikanë dhe rusë nuk janë ballafaquar kaq mprehtë në rrezikun për luftë bërthamore.

    Në një adresim të regjistruar në video, Putin efektivisht pranoi se lufta që e nisi më 24 shkurt nuk ka shkuar siç kishte dashur.

    Duke thirrur përafërsisht 300 mijë rezervistë për të luftuar në atë që e uajti front 620 miljesh, pa përmendur pretendimin origjinal të demilitarizim dhe “denazifikimit” të Ukrainës, ai pranoi diçka që vazhdimisht e kishte mohuar: realitetin dhe rezistencën në rritje të një kombi të bashkuar ukrainas.

    Por Putini i skejuar është një Putin në rrezikshmërinë më të madhe të tij.

    Ky ishte një nga mësimet thelbësore të jetës së rëndë të tij rinore që mori nga reagimi i furishëm i një miu që e përskejoi në një palë shkallë asokohe në Leningrad.

    Fjalimi i tij menjëherë ktheu në inverzion luftën agresive të tij ndaj një fqiu, në një luftë mbrojtëse për “atdheun”, një temë që rezonon me rusën të zënë në verzionin e Kremlinit për historinë e vendit, dhe paralajmëroi Perëndimin në terma të pagabueshëm se “kjo nuk është bluf” – se tentimi për dobësuar ose mposhtur Rusinë mund të provokojë kataklizëm nuklear, shkruan NYT, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Rusia fitoi luftën e saj mbrojtëse ndaj Napoloenit dhe Hitlerit, dhe gjëja më e rëndësishme që Putin bëri këtu nga një perspektivë psikologjike është të thoshte këtë, se kjo, gjithashtu, është luftë mbrojtëse”, thotë Michael Eltchaninoff, autori francez i veprës “Brenda mendjes së Vladimir Putin”.

    “Ishte një luftë agresive. Tani është mbrojtje e botës ruse kundër përpjekjeve të Perëndimit të na shqyejë”.

    Kjo “Botë ruse” ose botë e paramenduar mbushur me disa esenca të patjetërsueshme ruse, u rrit për nga madhësia derisa Putin sugjeroi në fjalim se arsenali bërthamor rus mund të përdorej për të ruajtur zonat lindore dhe jugore të Ukrainës të zaptuara që nga fillimi i luftës dhe që së shpejti mund t’i pretendojë si të saj.

    Putin tha se Rusia do të mbështeste referendume të brendshme në katër rajonet e Ukrainës nëse duan të bashkohen me Rusinë. Kjo metodë, e përshkruar nga presidenti francez Emmanuel Macron si “simulakra” referendumesh, u përdor në Krime më 2014 për të justifikuar aneksimin rus.

    Duket e mundshme që referendumet, në Donetsk dhe Luhansk në lindje, dhe Kherson dhe Zaporizka në jug – të cilat Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë i kanë denoncuar si vota “të falsifikuara” – do të çonin gjithashtu në aneksimin rus.

    Në atë pikë, kundërofensivat ukrainase që po zhvillohen në lindje dhe jug për të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia, sipas pikëpamjes së Moskës, mund të quhen një sulm në tokën ruse, duke justifikuar çdo hakmarrje, madje edhe kundërpërgjigje bërthamore.

    “Nëse integriteti territorial i vendit tonë kërcënohet, ne sigurisht do të përdorim të gjitha mjetet që kemi në dispozicion për të mbrojtur Rusinë dhe popullin tonë”, tha Putin.

    Fjalimi i tij, i cili sigurisht mund të jetë një blof pavarësisht mohimit të tij, megjithatë vendosi para Perëndimit një dilemë që ka qenë e natyrshme në politikën e tij që nga fillimi i luftës: Sa larg mund të jetë mbështetja intensive ushtarake dhe logjistike e Ukrainës – në fakt gjithçka që mungon janë trupat e NATO-s në terren – shkojnë pa nisur një konfrontim bërthamor?

    Siç ka thënë Olaf Scholz, kancelari gjerman, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë janë përpjekur të përdorin “të gjitha mjetet e mundshme” për të ndihmuar Ukrainën “pa krijuar një përshkallëzim të pakontrollueshëm”.

    Por rreziku i atij përshkallëzimi, në fakt fillimi i Luftës së Tretë Botërore, sapo u rrit, sepse ajo që përbën një goditje “brenda Rusisë” tani mund të përkufizohet ndryshe nga zoti Putin.

    Se si do të reagojë Perëndimi ndaj këtij pragu të ri rreziku është e paqartë, megjithëse udhëheqësit ishin unanim në denoncimin e kërcënimeve të Putin.

    “Unë besoj se kërcënimi bërthamor është një bllof, por i jep Putinit një mjet për të tmerruar Perëndimin dhe për të theksuar ndarjet rreth ofrimit të armëve, sepse disa tani mund ta shohin atë si shumë të rrezikshme,” tha Sylvie Bermann, ish-ambasadore franceze në Rusi.

    Plot zemërim dhe helm, duke e portretizuar Ukrainën si selinë e neo-nazistëve dhe Perëndimin si një motor gjigant të “rusofobisë”, Putin u shfaq po aq i mashtruar për fqinjin që sulmoi, ashtu siç ishte në fjalimin e tij të 24 shkurtit që njoftoi lufte.

    Ai ka pakësuar ambiciet ushtarake të Rusisë në Ukrainë – të përmbysura nga disfata ruse në Kiev dhe pengesat e fundit në fushën e betejës në verilindje – pa pakësuar obsesionet e tij mbi poshtërimin rus në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik tre dekada më parë.

    Të mërkurën, ashtu si në shkurt, Putin akuzoi në mënyrë të rreme autoritetet ukrainase për gjenocid kundër rusëve etnikë. Ai mburrej me armë bërthamore që janë “më të avancuara” se të Perëndimit.

    Bëri akuza të egra për kërcënimin ndaj Rusisë, duke aluduar, për shembull, në “deklaratat e disa përfaqësuesve të rangut të lartë të shteteve kryesore të NATO-s për mundësinë dhe pranueshmërinë e përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë – armët bërthamore – kundër Rusisë”, përcjell Reporteri.net.

    Nuk ka asnjë provë për këtë.

    Putin “pohoi se duhej të vepronte sepse Rusia ishte e kërcënuar. Por askush nuk e kërcënoi Rusinë dhe askush tjetër përveç Rusisë nuk kërkoi konflikt”, tha Joe Biden.

    Fjalimet erdhën në prag të një dimri që do të jetë i vështirë në Evropë, me inflacionin dhe kostot e energjisë në rritje, dhe disa ditë përpara zgjedhjeve italiane të dielën, në të cilat një kandidate e ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni, është favorit.

    E djathta ekstreme evropiane në përgjithësi ka qenë simpatike ndaj Moskës, por Meloni ka shprehur mbështetje të fortë për Ukrainën.

    Deri më tani, Biden ka qenë shumë efektiv në çimentimin e unitetit perëndimor. Por ndërsa administrata Biden ka pak interes të dukshëm për diplomacinë me Moskën në këtë fazë, Franca dhe Gjermania ende kërkojnë dialogun me Rusinë që Macron përmendi në fjalimin e tij të martën në Kombet e Bashkuara, një dialog që gjykohet i nevojshëm, tha ai, sepse “Ne kërkojmë paqe”.

    Megjithatë, jo me çdo çmim. Pozicioni i Macron është ngurtësuar. Ai paraqiti një pamje të zymtë të një bote që rri pezull në prag të luftës dhe ndarjes brutale si rezultat i agresionit “perandorak” të Rusisë.

    Ai tha se bota ishte afër “një epoke të zgjeruar konflikti, një epokë të përhershme, ku sovraniteti dhe siguria do të përcaktohen me forcë, nga madhësia e ushtrive”.

    Ishte e domosdoshme, këmbënguli ai, që ata që mbetën neutralë – një referencë e dukshme për Indinë dhe Kinën, ndër të tjera – të flisnin.

    “Ata që heshtin sot, pavarësisht nga vetja, ose fshehurazi, i shërbejnë kauzës së imperializmit të ri”, tha Macron.

    Përpjekja ruse për të rindërtuar perandorinë e humbur në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik e gjen veten në një udhëkryq të pabesë. Pas pengesave të shumta ushtarake, zoti Putin foli nga dobësia relative.

    “Situata është shumë e rrezikshme sepse Putini është në një kurth,” tha zonja Bermann./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!