×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Ka pasur afat të mjaftueshëm për konvertimin e targave

    Reporteri
    23 Tetor 2022 | 12:32

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur në lidhje me çështjen e targave, duke thënë se kjo është më shumë çështje sundimit të ligjit.

    “Çështja e targave mbi të gjitha është çështje sundimit të ligjit, sepse mbi 90 për qind e serbëve që jetojnë në Kosovë, tashmë i kanë konvertuar targat e së kaluarës për në targa të ligjshme, që pranohen sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, pra e kanë respektuar ligjin dhe njëkohësisht kanë kontribuuar në sundim të ligjit e trajtim të të gjithëve në mënyrë të barabartë para ligji”, tha ajo.

    Osmani tutje u shpreh se ka pasur afat të mjaftueshëm për konvertimin e targave.

    “Sa i përket një pakice të vogël që nuk i ka konvertuar akoma targat e i shfrytëzojnë ato të kohës së Millosheviqit, kërkesa jonë është të respektohet ligji. Ka pasur afat të mjaftueshëm që ky konvertim të bëhet, për këtë numër të vogël të qytetarëve që nu ke kanë bërë, në përputhje të plotë me atë që e kërkon legjislacioni vendor, por edhe praktikat ndërkombëtare”

    Kujtojmë se i dërguarit special amerikan, Gabriel Escobar kërkoi nga Qeveria që të shtyjë edhe për 10 muaj vendimin e reciprocitetit për targat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!