×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    Osmani: Krenare me djelmoshat e Kosovës, dëshmuan shpirtin luftarak në fushë

    Reporteri
    27 Shtator 2022 | 23:11
    Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është ndjerë krenare me djelmoshat e Kosovës të cilët fituan sot në ndeshjen ndaj Qipros.

    Osmani përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se kjo është një fitore e shumëpritur.

    “Një fitore e shumëpritur. Krenar me djelmoshat e Kosovës, të cilët sonte dëshmuan shpirtin luftarak në fushë duke demonstruar një lojë fantastike dhe duke shënuar një fitore të çmuar në Ligën e Kombeve. Ju lumtë djema dhe suksese në ndeshjet e radhës!”, shkroi Osmani.

    Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur me fitoren edicionin 2022/23 në Ligën e Kombeve, duke përfunduar e dyta me 9 pikë në Ligën C.

    Postimi i Presidentes Osmani:

    Fitore bindëse e “Dardanëve” ndaj Qipros, i mbijetojnë me sukses Ligës C

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!