×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani pret në zyrë Escobarin në ora 14:30

    Reporteri
    12 Dhjetor 2022 | 12:45

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të takohet sot me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

    Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Presidencës.

    Ky takim do të nisë në orën 14:30, ndërsa mediat lejohet të marrin pamje në fillim të takimit.

    “Në orën 14:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu pret në takim zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, njëherësh të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim.

    Pas takimit me Osmanin, Escobar do të takohet me kryeministrin Kurti në orën 16:30.

    “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

    Bashkë me Escobarin, në Prishtinë ishte e planifikuar të udhëtonte edhe këshilltari i DASh, Derek Chollet, por i njëjti e ka anuluar vizitën pak orë para nisjes së një turi në Ballkan, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Në Prishtinë, amerikani përveç shefave të shtetit kishte planifikuar të takonte të martën edhe shefat e opozitës në Kosovë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!