×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani takon homologun austriak, flasin për bashkëpunim mes Kosovës dhe Austrisë

    Reporteri
    16 Nëntor 2022 | 17:54

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në takim në Austri nga presidenti austriak, Alexander Van der Bellen.

    Osmani tha se në këtë takim u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Austrisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Potencuam vendosmërinë e përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin dhe koordinimin, duke kontribuar bashkërisht për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në këtë kohë kritike për Evropën”, njoftoi Presidentja.

    Postimi i plotë:

    Pas vizitës zyrtare të vitit të kaluar, sot u prita sërish në një takim pune nga Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, në pallatin Hofburg në Vjenë, për të vazhduar diskutimet për partneritetin strategjik në mes të dy shteteve tona.

    Potencuam vendosmërinë e përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin dhe koordinimin, duke kontribuar bashkërisht për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në këtë kohë kritike për Evropën.

    Presidentin Van der Bellen e urova për rizgjedhjen e tij në krye të shtetit dhe shpreha vendosmërinë tonë të punojmë drejt hapjes së kapitujve të rinj të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Austrisë.

    Jemi mirënjohës për përkrahjen e palëkundur të Austrisë për rrugën euroatlantike të vendit tonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!