×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli për Erdoganin: Aleat i madh i Kosovës, miqësia dhe partneriteti ynë do të jenë më të fuqishëm

    Reporteri
    20 Shtator 2020 | 15:45

    Behgjet Pacolli, lideri i AKR’së, e ka lartësuar presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.


    Ka thënë se Shefi i Shtetit turk është një mik dhe alet i madh i Kosovës. I ka lënë merita edhe për njohjet që i kanë ardhur Kosovës.

    Mirëpo, ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës nuk ka treguar se pse ka shkuar në takim te Erdogani bashkë me Presidentin Hashim Thaçi.

    “Sot në Stamboll së bashku me Presidentin Thaçi zhvilluam një takim të shkëlqyeshëm me Presidentin turk Erdogan. Presidenti Erdogan është një mik dhe aleat i madh i Kosovës i cili ka mbështetur pavarësinë dhe njohjen tonë që nga dita e parë kur shpallëm pavarësinë e Kosovës. Miqësia dhe partneriteti ynë do të jenë më të fuqishëm”, ka shkruar Pacolli në një reagim në Fb.

    https://www.facebook.com/behgjeti/posts/10164006039945153

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!