×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për fundjavë

    Reporteri
    10 Shtator 2021 | 19:35

    Fundjava dhe ditët e para të javës së ardhshme kryesisht me diell. Të mërkurën shumë ngrohtë.


    Sipas Prishtina Weather në ditët vijuese situata sinoptike mbi vendin tonë mbetet më e qëndrueshme, ku do të mbizotërohet nga mot kryesisht me diell, megjithëse në fundjavë herë-herë edhe me vranësira kalimtare, e ditën e shtunë përreth viseve malore nuk përjashtohen mundësi edhe për riga lokale shiu.

    Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira.

    11.09 – Kryesisht me diell, pasdite me vranësira kalimtare. Përreth viseve malore nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.

    12.09 – Kryesisht me diell, herë-herë edhe me vranësira kalimtare, kryesisht të nivelit të lartë.

    13.09 – Kryesisht me diell.

    14.09 – Kryesisht me diell.

    15.09 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.

    Temperaturat e ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare, me minimale që luhaten nga 10C deri 12C, e ato maksimale nga 26C deri 29C.

    Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 1-8m/s.

    Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!