×
  • Lajme
  • Lajme / Maksimalja 25 gradë Celsius

    Parashikimi i motit për javën e ardhshme

    Reporteri
    05 Maj 2024 | 14:23

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimet më të reja sa i përket motit mbi vendin tonë gjatë javës së ardhshme. Ditën e hënën do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

    Të martën do të jetë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

    Ditën e mërkurë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës vende -vende parashihen të sjellin reshje shiu të përcjellura me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugperendimi.

    Të enjten do të jetë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu, të përcjellura me shkarkime rrufesh..Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë, Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.

    Ditën e premte do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.Temperauturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit e lehtë deri mesatare.

    Gjatë këtyre pesë ditëve kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike vazhdojn të jenë relativisht të mira dhe stabile. Ndërsa, sasitë totale të reshjeve gjatë javës që po e lëmë ishin 6-45 litër për metër katrorë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!