×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK demanton lajmin për takimin e Veselit me krerët e partive të tjera

    Reporteri
    18 Janar 2020 | 14:38

    Gjatë ditës në disa media kosovare qarkulloi lajmi se  kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, kreu i Nismës, Fatmir Limaj dhe ai i AKR-së, Behgjet Pacolli janë takuar për të diskutuar lidhur me mundësinë e një koalicioni qeverisës për zhbllokimin e situatës dhe formimin e Qeverisë.


    Pas publikimit të këtij lajmi i cili aludonte se në rast të një koalicioni, kryeministri do t’i takonte PDK-së, kjo parti ka reaguar duke e cilësuar këtë lajm si të pavërtetë. Në reagim thuhet se kreu i PDK-së, gjatë ditës ka pasur takime me zyrtarë të Shqipërisë, shkruan Reporteri.net.

    Aty konfirmohet se PDK-ja është e vendosur të mbetet në opozitë.

    “Është i pavërtetë dhe spekulim lajmi se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është takuar me disa kryetarë të partive tjera për të diskutuar gjoja formimin e koalicionit qeveritar.

    Veseli është në takime sot gjatë ditës me zyrtarë të Shqipërisë. PDK do të mbetet në opozitë sikurse e ka konfirmuar Kryetari Veseli më 6 tetor 2019″, thuhet në reagim.

    Tutje, sipas PDK-së, çdo vonesë në krijimin e qeverisë nga partia që ka dalë e para në zgjedhjet e 6 tetorit është e dëmshme për shtetin e Kosovës.

    “Çfarëdo vonese në krijimin e qeverisë se re nga partia që ka dalë e para, është e dëmshme për interesin e vendit dhe të qytetarëve të Kosovës”, përfundon reagimi. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!