×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK jep sinjale pozitive për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

    Reporteri
    30 Nëntor 2020 | 14:47

    Gazeta Online “Reporteri.net” ka mësuar se Partia Demokratike e Kosovës ka dhënë sinjale pozitive për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.


    PDK dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë përafruar qëndrimet e tyre lidhur me Pakon Ekonomike, shkruan Reporteri.net.

    Gazeta merr vesh se LDK-ja është pajtuar që të përfshihen në Pako edhe propozimet e PDK-së dhe Projektligji për Rimëkëmbje shumë shpejt pritet të kalojë në lexim të dytë në Kuvend.

    Ndryshe, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka mbledhur Grupin Parlamentar në një mbledhje urgjente.

    Siç merr vesh Reporteri, në mbledhje pritet të diskutohet lidhur me pozitën e presidentit si dhe për Pakon për Rimëkëmbje Ekonomike.

    Qeveria e cila udhëhiqet nga LDK-ja, që nga marrja e pushtetit nuk ka arritur që të sigurojë votat e nevojshme për kalimin e Rimëkëmbjes Ekonomike.

    Kjo mbledhje e LDK-së vjen një ditë pas rezultatit në zgjedhjet në Podujevë, ku kandidati i kësaj partie për kryetar të komunës, Nexhmi Rudari, është radhitur i dyti, duke e humbur për herë të parë pushtetin e Lidhjes Demokratike në këtë komunë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!