×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK: Nuk e votojmë Qeverinë Hoti

    Reporteri
    02 Qershor 2020 | 22:06

    Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka rikonfirmuar qëndrimet e liderit të partisë Kadri Veseli, se në seancën e së mërkurës asnjë deputet i PDK nuk do ta votojë qeverinë Hoti.


    Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se PDK nuk ka votë për asnjë qeveri, ku ajo nuk udhëheq me të.

    “PDK nuk ka votë për asnjë qeveri, ku ajo nuk udhëheq me të. PDK do të jetë opozitë e çdo qeverie që del pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Lajmet për kinse “vota të PDK-së për qeverinë Hoti” janë të pavërteta dhe nuk qëndrojnë”, shkruan ai.

    Vetë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në një intervistë për Gazetën Online ‘Reporteri’, më 21 prill 2020, kishte bërë të ditur se partia e tij se ka ndërmend të mbështesë me votë krijimin e qeverisë së re, përkundër se vlerësonte se nuk duhet të shkohet në zgjedhje tash në kohë pandemie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!