×
  • Lajme
  • Lajme

    Për 18 vite familja e mbante të lidhur: Minir Dullova më në fund çlirohet nga zinxhirët

    Reporteri
    05 Dhjetor 2019 | 20:29

    Dhoma e një personi në Vataj të Kaçanikut është në kushte të tmerrshme dhe i lidhur me zinxhir po mbahet një anëtar i familjes Dullovi.


    Në familje thonë se 35 vjeçari u sëmur mendërisht gjatë luftës së fundit në Kosovë, ku pa masakra të kryera nga serbët.

    Që nga ajo kohë thonë t’i kenë kërkuar shërim në shumë vende, por nuk kanë arritur që ta shërojnë.

    Ata thonë se janë të detyruar ta mbajnë të lidhur, pasi familjari i tyre është agresiv, dhe sulmon fëmijët por edhe të rriturit. Këtë e konfirmon edhe babai i tij, i cili kishte qenë cak i sulmit në një rast.

    U deshtë një raportim, që një person që po mbahej me zinxhir, të çlirohej e të merret në përkujdesje nga shteti.

    Pa kaluar as 24 orë nga kronika e Klan Kosovës, 35 vjeçari Minir Dullova nga Kaçaniku, është dërguar në Institutin e Shëndetit Mendor në Shtime.

    Familjarët u gëzuan shumë, derisa thanë se tani e tutje do të jenë më të lehtësuar.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!