×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon darka e Escobarit me opozitën, nuk ka deklarime për media

    Reporteri
    16 Mars 2023 | 20:02

    Pas rreth një orë e gjysmë ka përfunduar takimi mes të dërguarit të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesve të partive opozitare të Kosovës.

    Pas takimit, asnjë nga përfaqësuesit e partive opozitare nuk ka folur për media dhe as emisari amerikan Escobar.

    Ky takim vjen dy ditë para takimit në Ohër mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku pritet të diskutohet për planin e zbatimit të marrëveshjes së propozimit evropian.

    Vuçiq, këtë të enjte tha se nuk do të nënshkruajë asnjë lloj marrëveshje më 18 mars.

    Gjatë vizitës në Kosovë, emisari i BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak, kishte thënë se propozimet e Kosovës për planin e zbatimit i kishin plotësuar pritshmëritë e BE-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!