×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon takimi VV-LDK me ambasadorët

    Reporteri
    28 Janar 2020 | 20:20

    Takimi në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ka përfunduar, mirëpo liderët po qëndrojnë akoma në Kuvend.


    Nga ambientet e Kuvendit kanë dalur vetëm ambasadorët e vendeve të huaja, shkruan Reporteri.net.

    Duke dalur, ata nuk kanë pranuar të flasin gjatë, por vetëm kanë thënë se nuk kanë ofruar ndihmë për të krijuar Qeverinë.

    Ndërkohë, nga të dy partitë që po zhvillojnë negociata për Qeveri, nuk ka dalur askush.

    Vlen të theksohet se takimi i sotëm ka nisur rreth orës 17:00 dhe tani kur janë bërë tri orë nga nisja, nuk dihen detaje./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!