×
  • Lajme
  • Lajme

    Përparim Rama del me deklaratë për kaosin në Prishtinë: Ju falënderoj për durimin që treguat

    Reporteri
    28 Tetor 2022 | 19:18

    Testimi i sotshëm në kryeqytet për projektimin e Unazës së Brendshme, ka shkaktuar tollovi të mëdha trafiku në Prishtinë, duke frustruar qytetarët.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë një deklaratë publike, duke thënë se për këtë testim qytetarët ishin informuar nga data 26.10.2022.

    Ai ka falenderuar qytetarët për durimin e treguar.

    “E kuptoj plotësisht frustrimin e shumë qytetarëve rreth këtij testimi. Unë dhe stafi përgjegjës i Komunës së Prishtinës bashkëndjejmë me ju. Pavarësisht këtij frustrimi të shprehur, ju falënderoj përzemërsisht për durimin që treguat sot”, thuhet në deklaratën e Ramës

    Kryetari Rama, po ashtu, ka falënderuar edhe Policinë e Kosovës për mbajtjen e rendit dhe qetësisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!