×
  • Lajme
  • Lajme

    Përparim Rama thotë se javën tjetër bëhet i ditur kabineti i Komunës

    Reporteri
    13 Janar 2022 | 7:50

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se gjatë javës së ardhshme mund të bëhet publik kabineti qeverisës.

    Rama deklaroi se është në koordinim me partnerët e mundshëm për të formuar një ekip profesional.

    Numri një i Prishtinës ka deklaruar se është optimit se gjatë javës së ardhshme do të bëhen publikë emrat e kabinetit të tij.

    “Jemi të gatshëm ta forcojmë kabinetin, për shkak të aspekteve politike na duhet shumica në asamble, jemi në koordinim me partnerët e mundshëm ta bëjmë koordinimin e plotë. E kam përmendur, na duhet staf profesional, për këtë arsye jemi në pritje ta kemi stafin profesional, që do të marrë detyrat në kabinetin tonë. Jam optimist se gjatë javës në vijim do ta bëjmë publik kabinetin tonë”, ka deklaruar Rama në KlanKosova.

    Ndryshe, Rama mori detyrën e të parit të Prishtinës më 7 dhjetor të vitit të kaluar.

    Ndërkaq më 5 janar të këtij viti, asamblistët e Prishtinës në raundin e tretë kanë zgjedhur kryesuesin e Kuvendit Komunal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!