×
  • Lajme
  • Lajme

    Personi i infektuar nga Suhareka erdhi nga Mali i Zi, po mbahej në Qendrën e Studentëve

    Reporteri
    09 Prill 2020 | 23:34

    Edhe tre raste të reja janë shënuar sot me coronavirus në Kosovë duke e çuar kështu numrin total të të infektuarve në 227.


    Njëri nga rastet e konfirmuara sonte është nga komuna e Suharekës. Mirëpo, kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj ka thënë se personi në fjalë ka punuar tash e një kohë  dhe se ka qenë i vendosur në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka kërkuar edhe një herë nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos kenë panik.

    Njoftimi i plotë:

    Informacioni i fundit tregon se e kemi edhe një rast pozitiv nga Komuna e Suharekës me virusin Covid-19 dhe ai gjendet në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku i janë marrë rezultatet sepse ka ardhur nga jashtë vendit.

    Ky person ka punuar tash e sa kohë në Mal të Zi dhe nuk ka qenë i pranishëm në territorin tonë.

    Pra, situatën po e analizojmë me kujdes dhe nuk ka nevojë për panikë.

    Ju lutemi qëndroni në shtëpi dhe respektoni rregullat e institucioneve përkatëse.

    Bali Muharremaj

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!