×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia arreston burrin nga Peja, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj vajzave

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 9:35

    Policia në Pejë ka arrestuar një person i cili ka ushtruar dhunë ndaj dy vajzave të tij. Rasti raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së premtes në Pejë, ndërkaq sipas policisë, njëra prej viktimave ka qenë e mitur.


    Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Pejë 02.04.2021 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtuar dhunë ndaj dy vajzave të tij viktimave femra kosovare (njëra e mitur). Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia.

    Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”./

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!