×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e identifikon vozitësin e Golf-it që duke vozitur në anën e kundërt të autostradës shkaktoi aksident

    Reporteri
    19 Janar 2021 | 20:42

    Policia e Kosovës e ka identifikuar  personin i cili ka rrezikuar një numër të madh të pjesëmarrësve në trafik, pasi që me makinën e tij të tipit Golf 2 ka hyrë në kahun e kundërt të magjistrales Prishtinë-Ferizaj.


    Përgjatë gjithë kësaj rruge ai godet lehtë edhe një makinë e cila mezi shmanget.

    Lajmin për Reporteri.net e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    “Referuar aksidentit të ndodhur në rrugën nacionale Prishtine – Ferizaj në fshatinë Llapllasell, me c’rast vozitësi ‘ veturës Golf –II – kishte vozitur në anën e kundërt dhe kishte shkaktuar aksident trafiku, njësia rajonale e trafikut ka identifikuar vozitësin e veturës dhe rastin e ka trajtuar konform dispozitave të kodit rrugor”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!