×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e ndalon më në fund shoferin e BMW-së që shqetësonte banorët e Prishtinës

    Reporteri
    30 Mars 2023 | 15:04

    Policia e Kosovës ka ndaluar shoferin e veturës së tipit “BMW” që tash e disa javë po shqetëson banorët përmes muzikës me zë kumbues.

    Në një video të publikuar nga Klan Kosova, shihet shoferi i “BMW” së gjelbër teksa gjobitet nga zyrtarët policorë.

    Ndaj tij ka pasur ankesa të vazhdueshme për shkak të shqetësimit të banorëve të kryeqytetit, kryesisht të lagjes Mati.

    Vazhdimisht janë publikuar video të veturës në fjalë, e cila endet rrugëve me muzikë me zë tejet të lartë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!