×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për rrëshqitjen e dheut në Prishtinë

    Reporteri
    27 Tetor 2019 | 10:43

    Mëngjesin e sotëm diku rreth orës 4:48 ka ndodhur një rrëshqitje e dheut afër një punishtje, ku si pasojë e kësaj disa vetura kanë rënë në hendek.


    Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar edhe zyrtari i Policisë për Informim, Daut Hoxha, i cili ka bërë të ditur se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, shkruan Reporteri.net

    “Me datë 27.10.2019 rreth orës 04:48, policia ka pranuar informatën për një rast të rrëshqitjes së dheut dhe rrjedhje të ujit në rrugën ’Bedri Gjini’ në Prishtinë”.

    “Njësia policore menjëherë ka reaguar duke dalë në lokacion dhe sipas raportimeve aty ndodhej një vendpunishte ku është hapur hapësira për ndërtim dhe dyshohet që nga rrëshqitja e dheut ka ardhur edhe të dëmtimi i gypit të ujit me ç’rast janë dëmtuar edhe dy automjete”, ka thënë Hoxha për Reporteri.net

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!