×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet që djegu banesën teksa po vidhte rrymën

    Reporteri
    21 Qershor 2019 | 17:19

    Dy objekte u përfshin nga flaka në rrugën “ Rrustem Statovci” në Prishtinë, shkruan Reporteri.net


    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës e cila për Reporterin ka thënë se nuk raportohet për njerëz të lënduar përveç dëmeve materiale.

    ”Sot rreth orës 15:30, policia ka marrë informatën se në rrugën “ Rrustem Statovci” në Prishtinë, është duke dalë tym prej dy objekteve. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore, zjarrfikësit si dhe ekipet mjekësore”, ka thënë Ahmeti.

    Sipas Ahmetit në vend të ngjarjes kanë dal të gjitha ekipet relevante dhe po punojnë në zbardhjen e shkaqeve të zjarrit dhe se mbështetur në rezultatet e para të hetimit dyshohet se disa persona të cilët mënyrë ilegale kanë qenë duke punuar në kabllo elektrike dhe njësorët e rrymës e kanë shkaktuar tymin.

    ”Pas evakuimit të banorëve, policia bashkërisht edhe me faktorët e tjerë relevant po punojnë me intensitet të shtuar për të sqaruar të gjitha rrethanat nën të cilat ka ndodhur rasti.

    Mbështetur në rezultatet e para të hetimit si dhe të atyre të ekzaminimit të vendngjarjes është ngritur dyshimi e bazuar se tymi mund të jetë shkaktuar nga faktori njeri, saktësisht nga persona të dyshuar që në mënyrë ilegale kanë qenë duke punuar në kabllo elektrike dhe njësorët e rrymës, të cilat janë të vendosura në ndërtesat në fjalë. Gjë për të cilën policia ka shoqëruar në stacion policor një person të dyshuar”.

    Për këtë në stacion policor është shoqëruar një person i dyshuar. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!