×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia me maska kryen arrestime në Mitrovicë, forca të shtuara edhe tek ura

    Reporteri
    22 Janar 2020 | 15:57

    Policia e Kosovës që nga mëngjesi ka pasur forca të shtuara në veri të vendit, sidomos në pikat që llogariten si arterie lidhëse me jugun.


    Reporteri.net ka mësuar se Policia ishte në operacion kërkimi për persona që janë të përfshirë në kontrabandë, por nga Policia akoma nuk kanë konfirmuar asgjë.

    E pak minuta më herët, zyrtarë policorë të maskuar dhe të shumtë në numër, kanë ndalur një veturë në rrugën magjistrale që lidh Mitrovicën me Zvecanin e Leposavicin, nga ku është nxjerrur një person.

    Reporteri.net ka provuar të marrë detaje në Policinë e Veriut dhe Jugut, mirëpo telefonat e zyrtarëve kanë qenë të fikur.

    Sidoqoftë, pamjet e siguruara nga gazeta tregojnë momemtin e arrestimit të një personi që dyshohet se është i përfshirë.

    Ndryshe, kontrabanda me mallra është shtuar kohëve të fundit, sidomos pas uljes së importit nga Serbia pas vendosjes së taksës 100% nga Qeveria e Kosovës./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!