×
  • Lajme
  • Lajme

    Prej nesër, xhumaja do të falet dy herë në ditë me nga 10 minuta ligjëratë

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 19:31

    Bashkësia Islame e Kosovës ka rekomanduar që namazi i xhumasë, gjatë ditës së nesërme të organizohet dy herë, në komunat të cilat janë më të mëdha.


    Sipas komunikatës për medie, në kuadër të masave për tu mbrojtur nga rreziku i infektimit nga virusi Covid-19, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, gjegjësisht kryetari i BIRK-ut Naim Tërnava ka rekomanduar që komunat më të mëdha si Prishtina, Podujeva, Mitrovica, Ferizaj, Gjilani, Peja, Prizreni, Gjakova të organizojnë faljen e namazit të xhumasë dy herë ku imamët dhe xhemati njoftohen për këtë çështje.

    Kjo bëhet në xhaminë qendrore të komunave si dhe ndonjë xhami tjetër që frekuentohet më shumë nga xhemati.

    “Myftiu Tërnava po ashtu ka kërkuar nga besimtarët që t’iu përmbahen udhëzimeve dhe rekomandimeve të BIRK- ut dhe institucioneve shëndetësore në lidhje me ruajtjen e shëndetit publik, nga virusi COVID-19, duke treguar kujdes kur të shkojnë në xhami duke ruajtur distancën sociale t’i vendosin maskat, të marrin abdes në shtëpi si dhe ka kërkuar që të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike mos të frekuentojnë në xhami – që të ruajnë shëndetin e tyre si dhe të tjerëve”, thuhet në komunikatë.

    Ligjërata e së premtes nuk do të zgjasë më shumë se dhjetë minuta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!