×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenca kërkon penalizimin e Vuçiqit, thotë se e ka shkelur marrëveshjen

    Reporteri
    21 Mars 2023 | 23:02
    Presidenca e Republikës së Kosovës. Fotografi ilustruese.

    Blerim Vela, shef stafit në kabinetin e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia nuk po i përmbahet marrëveshjes së dakorduar në Ohër.

    Sipas Velës, Vuçiqi duhet të penalizohet pasi thotë se Serbia nuk do ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, anipse u zotua që t’i zbatojë obligimet e marrëveshjes, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    “Edhe pse Vuçiqi u zotua të zbatojë obligimet nga marrëveshja me Kosovën, përfshirë anëtarësimin në ndonjë organ ndërkombëtar (neni 4), ai vepron me keqbesim dhe thotë se Serbia nuk do të pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, institucionet, agjencitë dhe organizatat e saj! Një shkelje që do të duhej të penalizohej”, shkroi Vela në Twitter. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!