×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Begaj: Qëndresa dhe heroizmi i Familjes Jashari janë guri i themelit të lirisë së Kosovës

    Reporteri
    05 Mars 2023 | 17:03

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka kujtuar heroizmin e komandantit legjendar Adem Jasharit dhe gjithë dëshmorëve që dhanë jetën në betejën e Prekazit 25 vjet më parë.

    “Sot në këtë 25-vjetor të Betejës së Prekazit, nderojmë me respekt heroin dhe komandantin legjendar, Adem Jasharin, si edhe dëshmorët e lirisë të cilët dhanë jetën në këtë betejë pas tri ditëve rezistencë dhe heroizëm” – ka shkruar Begaj në Facebook.

    Presidneti i Shqipërisë ka thënë se do të duhej qëndresa dhe heroizmi i Adem Jasharit dhe i familjes së tij që Kosova të fillonte një epokë të re, atë të lirisë dhe demokracisë, gjersa ka cilësuar se ata janë guri i themelit të lirisë së saj.

    “Lavdi veprës heroike të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar Begaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!