×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja në pritje të vendimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese për ta dekretuar Kryeprokurorin e ri

    Reporteri
    06 Korrik 2022 | 18:13

    Gjykata Kushtetuese e Kosovës i shpalli të papranueshme kërkesat e dy kundërkandidatëve të Blerim Isufajt, kryeprokuror i zgjedhur, me arsyetimin se ata nuk i kanë shteruar mjetet juridike siç përcaktohet me legjislacionin në fuqi.

    Vendimin e Gjykatës Kushtetuese e kishte pritur presidentja Vjosa Osmani. Ajo javë më parë pati deklaruar se do të pritet ky vendim, pasi vendimi për kryeprokuror të shtetit nuk është vendim që mund të merret shkel e shko.

    Ndonëse ka tri ditë që Gjykata Kushtetuese e bëri publik këtë vendim, Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës deri më tani nuk ka pranuar asnjë njoftim zyrtar, e as vendimin e plotë nga Gjykata Kushtetuese lidhur me rastet në fjalë.

    Kështu ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltar për Media i Presidentes.

    “Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës deri më tani nuk ka pranuar asnjë njoftim zyrtar, e as Vendimin e plotë nga Gjykata Kushtetuese lidhur me rastet në fjalë. Pas pranimit të vendimit të plotë, Zyra e Presidentes do te analizojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe pastaj në bazë të vlerësimit të të gjithë procesit do të vendosë lidhur me veprimet e radhës“, tha Kupina për indeksonline.

    Në njoftimin dërguar mediave më 4 korrik, kjo gjykatë sqaron se, “kërkesat përkatëse i shpall të papranueshme mbi baza procedurale, sepse parashtruesit e kërkesave nuk i kanë shteruar mjetet juridike siç është përcaktuar me paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!