×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria Speciale: Brovina e pranoi se fotoja nuk është shkrepur në Kosovë

    Reporteri
    17 Maj 2019 | 16:35

    Prokurorja Speciale, Drita Hajdari, përmes një konference për media, ka njoftuar në lidhje me intervistimin e deputetes Flora Brovina për rastin e publikimit të një fotografie ditën e djeshme për të cilën Brovina pretendonte se është shkrepur në Kosovë gjatë luftës.


    Hajdari tha se Brovina e ka pranuar se fotoja është nga Iraku dhe se për këtë fakt ndihet e shqetësuar.

    “Kjo foto krijoi një shqetësim të madh pasi Brovina thoshte se për këtë foto ishte në dijeni Prokuroria. Sot është intervistuar ajo, e kam intervistuar unë lidhur me këtë foto. Ajo ka deklaruar që fotoja në fjalë është nga viti 2003. Thotë se ka rënë në posedim të saj përmes disa aktivistëve nga Gjakova dhe ka vendos ta publikojë. Kur e kemi pyetur se a e ka raportuar në polici apo prokurori, ajo ka thëne se jo se nuk ka pas njohuri ta raportojë në prokurori. Ka thënë të jetë e shqetësuar se kjo foto mund të jetë nga lufta e Irakut. Intervistimi është vetëm një hap hetimor, ndërsa na mbeten edhe disa veprime për të dalë me një rezultat përfundimtar”, ka thënë Prokurorja Hajdari, raporton ktv.

    Ajo ka potencuar se për gjithçka që do të ndërmarrin, opinioni do të jetë i informuar ndërsa ka falënderuar mediat për sensibilizimin e këtij rasti duke thënë se e kanë ndihmuar shumë Prokurorinë.

    “Zonja Brovina nuk e ka sjell foton, por ka premtuar se do ta sjellë të hënën në Prokurori”, u shpreh Hajdari.

    Publikimi i fotografisë nga ana e Brovinës ditën e djeshme, ku shfaqeshin tre persona me uniforma ushtarake duke kryer marrëdhënie seksuale me një femër, e për ç’ngjarje Brovina thoshte se është kryer në Kosovë, ngjalli shumë reagime. Fillimisht nga familjarët e viktimave të luftës, e më pastaj edhe nga shoqëria civile e nga qytetarët e thjeshtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!