×
  • Lajme
  • Lajme

    Protestojnë punëtorët e shtetit, kërkojnë miratimin e Ligjit për Paga

    Reporteri
    20 Maj 2022 | 14:07

    Punëtorë nga qytete të ndryshme të Kosovës janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të protestuar.

    Miratimi i Ligjit për paga, zbatimi i Ligjit për Sigurimin Shëndetësor dhe ndryshim-plotësimi i Ligjit për Skemat Pensionale janë disa nga kërkesat e sindikatave.

    Si pasojë e protestës, të organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, sot në institucionet arsimore nuk po zhvillohet procesi mësimor.

    “Pas një debati konstruktiv është rikonfirmuar se në protestën e thirrur më 20 maj nga BSPK-ja e bazuar në zërin e anëtarësisë do të marrin pjesë në mënyrë masive edhe të punësuarit në sektorin e arsimit. Duke u bazuar në këtë pjesëmarrësit në takimin e jashtëzakonshëm të SBASHK-ut kanë sjellë vendim që të premten shkollat nuk punojnë sepse punëtorët arsimorë me kohë do të nisen nga vendbanimet e tyre për t’u bërë pjesë e protestës”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut për protestën.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!