×
  • Lajme
  • Lajme / Bashkëpunimi

    Gërvalla takon homologun estonez, flasin për kërëcnimet që vijnë nga Rusia dhe Serbia

    Reporteri
    02 Maj 2024 | 11:34

    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla takoi ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Margus Tsahkna me të cilin diskutuan për sigurinë në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor dhe kërcënimet që vijnë nga Rusia dhe satelitët e saj siç është Serbia. Edhe në këtë takim Gërvalla kërkoi mbështetjen e Estonisë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

    Në këtë takim që u zhvillua në margjina të takimit të ministrave të BE-së me ministrat e shteteve që kanë një perspektivë të anëtarësimit në BE, pra të Ballkanit Perëndimor, Turqisë, Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë, u bisedua edhe për bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Estonisë në fushën e digjitalizimit, e-qeverisjes, shërbimeve online, shkëmbimin e eksperiencave dhe fuqizimin e marrëdhënieve në fushat me interes të përbashkët.

    “Dy ministrat biseduan rreth situatës së sigurisë në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor, rreziqeve që kërcënohen nga Rusia dhe satelitët e saj si Serbia si dhe nevojën e ndërmarrjes së veprimeve të përbashkëta në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe me gjerë”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

    Gjatë këtij takimi ministrja Gërvalla e njoftoi ministrin estonez rreth progresit që Republika e Kosovës ka shënuar në shumë fusha duke përfshirë sundimin e ligjit, demokratizimin e vendit dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve, “fusha këto të cilat janë konfirmuar nga raporte të ndryshme ndërkombëtare por edhe nga raporti i Raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis”.

    Më tej Gërvalla e falënderoi homologun e Tsahkna për mbështetjen e madhe që Estonia i ka dhënë Kosovës në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe tani në hapin e fundit për anëtarësim  në Këshillin e Ministrave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!